Përkujtohet Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

apolloni

apolloni

Që prej vitit 2003, 29 shtatori përkujtohet në Shqipëri si Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Në qendër të kësaj dite, qëndron përkushtimi dhe sakrifica e të gjithë atyre që kanë kontribuar në formimin dhe studimin e kësaj trashëgimie, e po aq edhe vepra dhe jeta e atyre që janë sakrifikuar drejtpërsëdrejti për të.

Historiku është mjaft interesant. Përpjekjet e para janë ato të patriotëve dhe ushtarakëve, Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë, në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore. 

Kjo ditë po shndërrohet në një tribunë të ballafaqimit të vlerave të identitetit kulturor kombëtar shqiptar si dhe në një moment reflektimi idesh dhe projektesh, mbështetur në kujtimin dhe trashëgimisë së përbashkët europiane.

Përkujtimi i Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore më 29 shtator, parashikon gjithashtu edhe detyrimin e të gjitha institucioneve kulturore dhe ato të trashëgimisë, të organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore, që në bazë të saj ka përcjelljen e vlerave kombëtare shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.