Përkujtohet fotografi Kel Marubi, përjetësoi momente të jetës së përditshme

Si sot më 13 mars 1940, ndërroi jetë fotografi Kel Marubi. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot momente nga jeta dhe krijimtaria e fotografit si homazh në përkujtimin e ndarjes së tij nga jeta.

Kel Marubi, zejen e përvetësoi në Lion, në shkollën e parë të fotografisë dhe të kinemasë të themeluar nga vëllezërit Lumière. Pas kthimit në atdhe në fund të viteve 20-të, nisi të punojë si fotograf profesionist në Shkodër. Përjetësoi në celuloid momente të jetës së përditshme dhe të veprimtarisë publike të liderëve politikë të kohës.

U angazhua në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, duke marrë pjesë në themelimin e shumë shoqatave lidhur me gjuhën shqipe, si dhe në botimin e gazetës “Zëri i Shkodrës” në vitin 1908. Në aktivitetin e tij si fotograf, Marubi u bë i njohur edhe jashtë vendit kryesisht në sajë të albumit të realizuar për familjen mbretërore të mbretit të Malit të Zi. Prej veprës së tij janë botuar fotoalbumet “Gjurmë të Historisë Kombëtare në Shkodër” dhe “By the Lumière”.

DPA publikoi edhe një letër të Lasgush Poradecit dërguar nga Marubi me kërkesën për stampimin dhe dërgimin e disa fotove kundrejt pagesës. Po ashtu, në foto tregohet një fletëpalosje reklame e stabilimentit fotografik “Marubi”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Helikopteri rrëzohet në lumin Hudson në Nju Jork, humbin jetën 6 persona

Një helikopter turistik në Nju Jork shpërtheu në ajër dhe më pas ra në lumin…

2 hours ago

Aksident në aeroportin e Uashingtonit me dy avionë – Pasagjerë anëtarë të Kongresit

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) ka njoftuar sot se një aeroplan i American…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…

2 hours ago

Lacio “ngrin” në Norvegji

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League, Bodo/Glimt mundi Lazion 2-0. Në të…

2 hours ago

Onana mohon fitoren e Manchester United përballë Lyon

Në ndeshjen mes Lyon dhe Manchester United, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH,…

2 hours ago

Lamtumirë Leo Beenhakker, trajneri holandez ndërron jetë në moshën 82-vjeçare

Bota e futbollit mban zi për Leo Beenhakker. Trajneri holandez u nda nga jeta në…

2 hours ago

This website uses cookies.