Përkujtohet hapja e xhamisë “Ebu Beker”/ Imam Muhamed Sytari kujton inagurimin e xhamisë 28 vite më parë

xhamia

xhamia

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari gjatë hytbes në faljen e së premtes nga xhamia e Ebu Beker kujtoi inagurimin e kësaj xhamie 28 vite më parë si dhe historinë e dhurimit të tokës rreth xhamisë Ebu Beker.Imam Muhamed Sytari falenderoi stafin e xhamisë dhe besimtarët që vijojnë të kujdesen për këtë xhami. Xhamia është ndërtuar në vitet 1994–1995 në vendin e xhamisë së dikurshme të Fushë Çelës me paratë e sipërmarrësit saudit Sheh Zamil Abdullah Al Zamilit. Inaugurimi i xhamisë u bë më 27 tetor 1995 .Xhamia e Fushë Çelës, e ndërtuar gjatë sundimit osman dhe e shkatërruar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, kishte në shekujt e mëparshëm një rëndësi të madhe për Shkodrën dhe rrethinën e saj. Xhamia e dikurshme ishte një nga xhamitë më të bukura të Shkodrës si dhe ndër më të vizituarat, si dhe kishte medresenë e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.