Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 144-vjetorin e vdekjes së patriotit e ideologut së Rilindjes Kombëtare Zef Jubani.
Zef Jubani (Shkodër 1818 – 1 shkurt 1880) ka qenë ekonomist, folklorist, shkrimtar e ideolog i Rilindjes Kombëtare. Më 1862 bashkëpunoi në organizmin e lëvizjes antiosmane të Mirditës.
Ai është i njohur për botimin e një koleksioni të këngëve folklorike shqipe dhe rapsodive në dialektin geg.
Jubani mbrojti krijimin e një alfabeti unik të gjuhës shqipe.
Në shkurt të 1868 i kushton një poezi Elena Gjikës, me titullin “Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë – Kangë lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora d’Istria”, ku autori nënshkruan Sepi Ndokë Illija-Jubani. Ai përmend sesi princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë, duke ndihmuar shqiptarë e arbëreshë.
Nëna e Zef Jubanit ishte nga Malta, kështu që midis 1830 dhe 1838 ai studioi atje ndërsa jetonte me xhaxhain e tij. Pas kthimit në Shkodër ai punoi që nga viti 1848 si sekretar në konsullin francez të qytetit dhe gjithashtu u bë asistent i zevendes konsullit të Mbretërisë së Bashkuar në 1853. Jubani kaloi një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij në Trieste, Venecia dhe Mal të Zi.
Nuk ka pushim në futbollin shqiptar dhe pas kampionatit skenën e rrëmben Kupa e Shqipërisë.…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e…
Konferenca për shtyp e takimit mes Mançester Sitit dhe Lesterit është zgjedhur nga Josep Guardiola…
Interi dhe Milani do të ndeshen përsëri badhkë. Nesër mbrëma ekipet e Milanos do të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e…
Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…
This website uses cookies.