Përkujtohet martiri i Kishës Katolike, Dom Jak Bushati, pushkatuar nga regjimi komunist
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot klerikun e masakruar nga regjimi komunist, Dom Jak Bushatin.
Françeskani Bushati lindi më 8 gusht 1890 në qytetin e Shkodrës. Mësimet e para i ndoqi në shkollën franceskane, më pas e vazhdoi të mesmen në Seminarin Papnor të Shkodrës. Jaku ishte famulltar i Ndërfanës, e më vonë i Gëziqit. Por edhe në këto vende nuk ishte statik dhe pas 26 viteve si meshtar në Abacinë e Mirditës u transferua në Kallmet si famulltar.
Regjimi komunist nuk e kurseu as priftin e devotshëm e mendjeprehtë pasi në 1949 u akuzua se ndihmonte diversantet dhe u arrestua për agjitacion dhe propagandë.
Janë këto akuza që do ta çonin drejt pushkatimit pa gjyq me 12 shkurt 1949. Fatkeqësisht masakra do të vazhdonte dhe më tej, pasi trupin e pajetë të tij e hodhën në një kënetë diku afër Lezhës. Më datën 5 nëntor 2016, Dom Jak Bushati u lumnua dhe u pranua shenjtor i kishës katolike, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.