Përkujtohet martirja e kishës / “Motrat Stigmatine” meshë për 73- vjetorin e vdekjes së Marie Tuci
Marie Tuci, një vajzë e re nga Mirdita do të sfidonte diktaturën e kohës në emër të Zotit përmes besimit të saj katolik. Fundi do të ishte i trishtë ndërsa pas përmbysjes së komunizmit historia e torturave çnjerëzore do të bëhej e njohur për të gjithë. Sakrifica e saj do të njihej edhe nga Papa dhe Vatikani.
Në moshën 12-vjeçare ajo do t’i bashkohej “Motrave Stigmatine” për të vazhduar shkollën dhe formimin e saj ndërsa në kishën që mban të njëjtin emër u përkujtua me një meshë të veçantë nga Dom Artur Jaku figura e Marie Tucit në 73-vjetorin e vdekjes së saj.
Martirët mbeten shembulli i sakrificës për paqen e dashurinë edhe në ditët e sotme.
Marie Tuci është e vetmja grua në listën e 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare. Ajo do të ndërronte jetë më 24 tetor 1950 në Spitalin e Shkodrës.