Përkujtohet masakra e Koplikut/Unioni i të Përndjekurve: 34 vite që klasa politike në Shqipëri vazhdon të heshtë
Vera e vitit 1948 në Koplik u mbyll në mënyrën më gjakatare të mundshme. Për më shumë se një muaj popullsia civile e Malësisë së Madhe, e njohur për qëndrimin antikomunist, u terrorizua dhe shumë burra e gra u rrahën, u torturuan dhe u vranë. Mes tyre edhe katër burra të shquar të atyre viseve, u mbytën në kanalin e ujërave të zeza. Në ndërim të kësaj Drejtues të Unionit Mbarëkombëtar të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë thanë se, prej 34 vitesh klasa politike në Shqipëri vazhdon të heshtë për mijra të vrarë dhe të zhdukur gjatë diktatures.Arqipeshkëvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafrari rikëkoi nga shteti shqiptarë që të kërkojë falje për krimet e kryera, si dhe të hapen dosjet e komunizmit.Plot 54 burra e gra, u burgosën, rrahën, masakruan dhe u vranë për të terrorizuar mbarë popullsinë antikomuniste të malësisë. Mes viktimave ishin edhe katër burra të njohur, Dom Aleksandër Sirdani, Taro Keqi, Nikë Mark Rexha dhe Dom Pjetër Çuni.