Categories: KulturëLajmeMuzikë

Përkujtohet muzikologu i shquar Ramadan Sokoli

Më 14 qershor 1920 u lind në Shkodër etnomuzikologu, kompozitori dhe studiuesi i njohur, Ramadan Sokoli.

Arsimin bazë e kreu në vendlindje. Që në moshë të hershme lëvroi në lëmin e kompozicionit, duke u veçuar ndër muzikantët e kohës.

Protesta ndaj fashizmit do t’i kushtonte lirinë, pasi për këtë qendrim armiqësor ndaj pushtuesit do të dënohej me internim në Itali. Megjithatë, muzika do të ishte oazi i artistit në dhè të huaj. I vendosur në Firence, Sokoli kreu Konservatorin “Luigi Cherubini” me rezultate të shkëlqyera.

Me ikjen e forcave fashiste më 1944-ën, kompozitori rikthehet sërish në vendlindje dhe bëhet pjesë e strukturave të Legalitetit. Arrestohet pas lëvizjeve antiqeveritare pas Kryengritjes së Postribës. Pas daljes nga burgu, bëhet pjesë e organizimeve muzikore, duke u zhvendosur nga Ansambli i Ushtrisë në Korin e Filarmonisë.

U bë pjesë e Festivaleve të Këngës e të Valles Popullore, por biografia “e njollosur”, do ta penalizonte në mbarëvajtjen profesionale. Punimet e tij, qenë burim frymëzimi për gjeneratat e reja të artistëve.

Me rastin e 104-vjetorit të lindjes, Universiteti i Arteve, promovoi disa vepra të muzikologut: një album pianistik për piano me 4 duar dhe një përmbledhje e veprave të Ramadan Sokolit për flaut, instrument të cilin e studioi në Itali. Aktiviteti u shoqërua edhe me një performancë muzikore të studentëve të Universitetit të Arteve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

7 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

7 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

8 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

8 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

8 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

8 hours ago

This website uses cookies.