Përkujtohet “Paganini Shqiptar”/90-vjetori i lindjes së kompozitorit Mark Kaftalli mblodhi familjarë dhe artistë
E kanë quajtur “Paganini shqiptar” i violinës. Kompozitori i shquar shkodran Mark Kaftalli u përkujtua në 90-vjetorin e lindjes së tij. Muzikë me notat e kompozuara nga ai, nën tingujt e violinës së Anton Kaftallit, birit të tij si dhe shoqëruar prej instrumentistëve të tjerë, e bënë sa festive aq edhe elegante atmosferën e krijuar. Anton Kaftalli po mendon të rilindë një projekt të babait të tij në të ardhmen.Një shembull frymëzimi dhe që duhet ndjekur, e konsiderojnë Mark Kaftallin disa nga artistët e rinj të qytetit.Mjeshtri i pentagramit, Mark Kaftalli kontribuoi për 30 vite në Teatrin “Migjeni”, si udhëheqës artistik i tij. Kompozitori dhe instrumensti i madh shkodran, Mark Kaftalli, për të parën herë në vitin 1962 realizoi festivalin e parë të muzikës së lehtë në Shkodër, ku me kontributin dhe punën e tij profesionale, si dhe të kompozitorit Prenk Jakova me një orkestër të përbërë prej 15 instrumentistësh pati një sukses shumë të madh.
Deri ditën që u nda nga jeta, më 16 tetor 2014, Mark Kaftalli do të merrej me sistemimin e të gjithë krijimtarisë muzikore të tij dhe deri në botimin e plotë të Ahengut Shkodran, si dhe me përshtatje të materialeve të ndryshme muzikore.