Categories: KulturëLajme

Përkujtohet “Piktori i Popullit”, Abdurrahim Buza

Më 7 nëntor 1968, ndërroi jetë “Piktori i Popullit”, Abdurrahim Buza.

Buza lindi më 1905, në Shkup, në një familje me origjinë nga Gjakova. Në moshën 8-vjeçare mbeti jetim dhe shkollimi i tij kaloi nën tutelën e figurës më me ndikim në Malësinë e Gjakovës, Bajram Currit. Mësimet fillore i mori në në Shkodër dhe Tiranë dhe më pas, ndoqi Normalen e Elbasanit (1923-1928).

Në vitin 1928 fitoi bursë njëvjeçare në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino, ku pati si bashkëstudent një prej skulptorëve më të njohur shqiptarë, Odhise Paskalin. Më tej, vijoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence.

Në vitin 1933 kthehet në Tiranë, ku punoi si mësues në Shkollën e Vizatimit në Tiranë. Më 1947-n, u punësua si mësues vizatimi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ku edhe doli në pension në vitin 1966.

Pikturat e tij të para janë frymëzuar nga qëndrimi i tij në Pogradec. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i krijimtarisë së tij. Disa prej veprave të tij më të njohura, janë: “Dasma kosovare”, “Pogradeci”, “Nusja kosovare”, “Azem Galica dhe luftëtarët”, “Refugjatët” etj. Punimet e Buzës u ekspozuan për herë të parë në nivel kombëtar në prill 1945.

Abdurrahim Buza

1 nga 9

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

5 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

5 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.