Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot në ditën e lindjes, poetin arbëresh, Jul Variboba. Ai konsiderohet si përfaqësuesi kryesor i letërsisë së vjetër arbëreshe që lëvroi temën fetare për qëllime kishtare dhe mësimore.
Jul Variboba (1724-1788) lindi në katundin Mbuzat të Kozencës në Kalabri. Mësimet e para i mori në kolegjin e San Benedetos në Ulano. Në vijim ka shërbyer disa kohë si prift në fshatin e tij të lindjes.
Në Romë kaloi vitet e tjera të jetës, ku më 1762 botoi vëllimin poetik “Gjella (jeta) e Shën Mërisë Virgjër”, poemë e gjatë në dy pjesë bashkë me një tufë vjershash. Subjekti fetar i kësaj vepre është larguar mjaft nga tradita krishterë e paraqitjes së figurave biblike, të cilat Variboba i ka përshkruar si njerëz të zakonshëm, në mjedise vallesh e vajesh të ngjashme me ato të poezisë popullore arbëreshe. Libri fillon me një letër më anën e së cilës poeti i drejtohet Shën Mërisë, për t’i treguar përse ka ndërmarrë botimin. Vepra “Gjella e Shën Mërisë Virgjër” përbëhet prej dy poemash: e para titullohet “Gjella e Shën Mërisë” dhe e dyta “Gjella e Shën Bambinit”. Ndërsa në pjesën tjetër të librit autori ka përmbledhur disa vjersha shpirtërore.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.