Përkujtohet poeti e atdhetari Hilë Mosi

 Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot në 91-vjetorin e ndarjes nga jeta, poetin, shkrimtarin, gazetarin, përkthyesin e atdhetarin Hilë Mosi (1885-1933).

Hilë Mosi lindi në Shkodër, në vitin 1885. Në 1904-1908 kreu një shkollë për mësues në Klagenfurt (Austri). Ishte pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit dhe anëtar veprimtar i Komitetit të Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909-1912), luftoi me armë në dorë, ngriti shoqëri patriotike e klube, drejtoi disa organe si “Shqipëtari”, (Stamboll, 1909-1910), “Shqypnija e re” (Shkodër, 1913-1914), “Agimi” (Shkodër, 1919) etj., duke u dalluar me veprimtarinë propagandistike në të mirë të çështjes kombëtare e përparimit të vendit.

Gjatë kohës kur drejtonte dikasterin e arsimit në fund të viteve ‘20, Mosi u përpoq për laicizmin e shkollës, duke vijuar kështu luftën e tij të hershme kundër shkollave të çelura nga klerikët. Shkrimet dhe vjershat e tij të para u bënë të njohura që më 1910 me pseudonimet Zog Sokoli, Liriasi etj. Ka botuar disa përmbledhje me poezi ndër të cilat “Zani i atdheut” (1913), “Lotët e dashtunisë” (1915) etj.. Për nga fryma e përgjithshme, i qëndron afër F. Shirokës, me tone romantiko-elegjiake. Në lirikat i këndoi mallit për atdhe dhe grishi Shqiptarët të bashkohen në luftë kundër pushtuesit (“Jashtë”, “Kënga e shoqërisë”, “Vëllazëria”, “Mashkullori” etj.), Një pjesë e tyre u vunë në muzikë dhe u kënduan si himne dhe marshe luftarake. Lirika e dashurisë e Hilë Mosit përbëhet nga këngë dhe balada romantike, ku përbri gëzimit, lumturisë dhe optimizmit vërehet edhe përmallimi, dhembja dhe dëshpërimi. Vdiq në Tiranë në shkurt e vitit 1933 dhe u varros në Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.