Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar, Shuk Gurakuqi (28 mars 1888 – 13 prill 1966).
Shuk Gurakuqi lindi në Shkodër dhe studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në vendlindje. Ka punuar fillimisht si arkëtar në Doganën e Shkodrës, si administrator i disa firmave private ne Shkodër dhe gjatë pushtimit austro-hungarez, si shef i Seksionit te Financave në Bashkinë Shkodër.
Gjatë viteve 1920-24, zgjidhet dy herë si deputet i qarkut Shkodër e njëkohësisht, drejton organin e shtypit “Ora e Maleve” bashkë me Patër Anton Harapin dhe Dom Lazër Shantonë. Ndonëse nuk merr pjesë në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, ai ishte një mbështetës i grupit antizogist dhe për këtë arsye mbetet në ekzil gjatë qeverisjes së Mbretit Zog.
Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe drejton firmën tregtare “Vllazën Prennushi”. Në qeverinë e Mustafa Krujës, Shuk Gurakuqi mbajti për dy vjet postin e ministrit të Financave. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, Gurakuqi arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjyqi Special.
Në vitin 1949 dënimi iu ul në 20 vjet. Vuajti gjithsej 17 vjet burg, ku pjesën më të madhe e kaloi në burgun famëkeq të Burrelit. Periudhën pas burgut e kaloi në varfëri dhe lexime shkencore. Ndërroi jetë më 13 prill 1966 në Shkodër.
Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…
Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka thënë se Kilian…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…
Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…
Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…
This website uses cookies.