Përkujtohet sopranoja shqiptare Tefta Tashko Koço

tefta tashko koco tirana diplomat kopertine 2
Më 2 nëntor 1910, lindi sopranoja Tefta Tashko Koço.
Repertori i saj lirik që pëfshinte emrat më të njohur të operistikës botërore, ishte dëshmi e dimensionit europian të sopranos, e cilësuar si “bilbili shqiptar”.
Ndonëse afatshkurtër, karriera e saj njohu veçse të përpjeta. Krahas muzikës operistike klasike, interpretoi me zërin e saj autentik edhe këngë popullore, si pjesë integrale e kulturës muzikore shqiptare.
Janë plot 36 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta Tashko Koço i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942, në Paris dhe në Milano.
I besuari i sopranos, si vargshkrues i dhjetëra këngëve në repertorin e saj, ishte liriku i letrave shqipe, Lasgush Poradeci. Ky i fundit mban edhe autorësinë e një prej këngëve të Koços, që gëzon më shumë popullaritet, “Kur më vjen burri nga stani”.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell edhe fotografinë e një grupi personalitetesh të kohës në krah të Koços, si: Lasgush Poradeci dhe Lola Gjoka, në Shkodër për kremtimet e 25 vjetorit të Pavarësisë nga shoqëria “Rozafa”.
1 nga 3


