Categories: KulturëLajme

Përkujtohet Teodor Keko – Mbrëmje poetike kushtuar shkrimtarit

Nën tingujt e pianos, kujtimet e miqve, dhe poezive të tij, është përkujtuar poeti, tregimtari dhe gazetar i njohur Teodor Keko. Mbrëmja përkujtimore është zhvilluar në shtëpinë studio Kadare dhe me pjesëmarrjen e bashkëshortes së shkrimtarit Xhuli Keko. Vargjet e bukura të Teodor Kekos kanë ardhur nën interpretimin e miqve  dhe disa të rinjve.

“Dori ishte një njeri që e pëlqente jetën, e pëlqente të bukurën, pëlqente miqësitë. Nuk pretendoj që të gjitha poezitë janë për mua se do te ishte një gënjeshtër e madhe. Poezia e Xhulit prapa ka një background. Tori një ditë ishte vonuar shumë në shtëpi dhe unë isha shumë e mërzitur dhe në mëngjes Dori doli herët kur u zgjova gjeta këtë poezinë”, tha bashkëshortja së shkrimtarit Xhuli Keko.

Teodor Keko është shquar për antikonformizmin e tij, mjeshtërinë dhe thjeshtësinë në rrëfim në prozën e shkurtër. Ai  i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkurtra. Keko  u nda nga jeta ne vitin 2002 ne moshën 44 vjeçare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

10 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

11 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

11 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

11 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

13 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

13 hours ago

This website uses cookies.