Perla natyore që po tërheq të huajt, historiani: Syri i Sheganit me histori të veçantë dhe bukuri të jashtëzakonshme
Syri i Sheganit në Malësi të Madhe është një vend tërheqës me bukuri të jashtëzakonshme, me ujin e freskët dhe të kristaltë i cili buron nga thellësia e tokës.Ka disa vite që është kthyer në në destinacionin ideal për të kaluar një ditë ndyshe plot me adrenalinë. Historiani nga Malësia e Madhe , Gjokë Luli, tregon se të huajt e frekuentojnë në masë këtë vend, i cili për nga historia është shumë i veçantë,
Syri i Sheganit del nga çarjet e shkëmbinjve gëlqerorë në afërsi të liqenit të Shkodrës.
Për vizitorët ofrohen gjiro me varka në hapësirën ujore të liqenit, ndërsa gatimet tradicionale të zonës janë të gjitha bio.