Një shkëmbim zjarri mes civilëve dhe anëtarëve të bandave ka lënë të vdekur të paktën 11 persona në qytetin qendror meksikan Tescaltitlan.
Tetë nga njerëzit që vdiqën dyshohet se ishin të lidhur me aktivitete të paligjshme, tha Ministria Lokale e Sigurisë në Meksikë, duke shtuar se tre viktimat e tjera ishin banorë të qytetit.
Sipas raportimeve në shtypin meksikan, ata ishin anëtarë të bandës La Familia Michoacana , të cilët shkuan në komunitetin rural për të zhvatur para nga banorët. Por disa nga banorët u organizuan dhe u përleshën me ta.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Gardën Kombëtare dhe agjencitë e tjera të sigurisë janë duke hetuar.
Më shumë se 420.000 vrasje janë regjistruar zyrtarisht në Meksikë që kur filloi e ashtuquajtura “luftë kundër drogës” në vitin 2006, me vendosjen e forcave të armatosura brenda vendit për të goditur kartelet.
Që atëherë, shkalla e vrasjeve në vend është trefishuar, duke arritur në 25 për 100.000 banorë. Janë regjistruar gjithashtu mbi 110.000 zhdukje me forcë, shumica që nga viti 2006./ CNN.gr
60 mijë abonentë familjarë në qarkun Shkodër, muajin e ardhshëm do të faturohen me çmimin…
Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon…
Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon…
Aventura e Ljuis Hamilton ka nisur sot në Maranelo. Piloti britanik ka preferuar që të…
Është një nga veprimet më të natyrshme që bëjmë çdo ditë të ulemi dhe të…
"John Adams? Fat të mirë!" Kjo është lmënyra e të folurit nga Mbreti George në…
This website uses cookies.