Përleshjet në Kuvendin e Kosovës, aktakuzë kundër zv. kryeministrit dhe tre deputetëve

kuvendi kosoves sherr

kuvendi kosoves sherr

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur të hënën (30 tetor) aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe tre deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me përleshjen fizike të 13 korrikut në një seancë plenare në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Z. Bislimi dhe deputetët Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa dyshohen për kryeje të veprave penale “sulm”, ndërsa Beqa akuzohet edhe për “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

Ndaras, për këtë çështje penale, Prokuroria ka thënë se ekziston dyshim i bazuar që deputeti tjetër, Bekim Haxhiu e ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Më 13 korrik, në sallën e Kuvendit përleshjet janë zhvilluar mes anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përleshjes i ka paraprirë një javë me akuza të ashpra rreth një audio-incizimi, në të cilin Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar duke pohuar se ka komunikuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.

Partitë opozitare patën reaguar ashpër ndaj Qeverisë, pas publikimit të audio-incizimit.

Por, ky incident nuk ka qenë as i pari, as i fundit i tillë në Kuvendin e Kosovës.

Në fund të shtatorit, Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri Afrim Bunajku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë më pas edhe me tre sulmues.

Kosova ka bërë thirrje disa herë që Radoiçiq të ekstradohet nga Serbia./REL/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.