Përmbyllen Ditët Europiane të Trashëgimisë/ Në muzeun “Marubi” u shfaq dokumentari për vëllezërit “Manaki”
Mes aktiviteteve dhe veprimtarive të shumta prej gati një jave, muzeu i fotografisë “Marubi” përmbylli Ditët Europiane të Trashëgimisë ku dokumentari mbi jetën dhe aktivitetin e vëllezërve “Manaki” ishte i fundit i kalendarit të programuar.
Tea Çuni, përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit tregon rëndësinë që bartë dokumentari i Eliza Zdru.Më tej Çuni thotë se përmes Ditëve Europiane të Trashëgimisë kultura e vendeve të vogla bëhet më e njohur dhe promovohet më shumë.Programi i Ditëve Europiane të Trashëgimisë nisi në muzeun “Marubi”që në datën 12 shtator me organizimin e disa punëtorive ndërsa në fokusin e këtij viti ishte ekspozita e përkohshme “Janaki & Milton Manaki”.