Categories: BotaLajme

Përmbyten rrugët e stacionet e metrove, Nju-Jorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Nju-Jorkut pasi stuhitë e forta sjellin përmbytje të shpejta.

Shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit janë përmbytur, ndërsa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll të premten. Deri në 20 cm shi ra në disa pjesë të qytetit.

Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën“, tha guvernatori Kethi Hokull (o. Kathy Hochul).

Unë po shpall një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e Nju-Jorkut, Long Island dhe Luginën Hadson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin,” tha guvernatorja e Nju-Jorkut.

Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin hapa për të qëndruar të sigurt. Fatmirësisht nuk është raportuar për viktima apo lëndime kritike.

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall gjithashtu në qytetin Hoboken të Nju-Xhersit.

Në qytetin e Nju-Jorkut, kryebashkiaku Erik Adams (o. Eric), paralajmëroi njerëzit se ishte koha për “vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem” pasi u vendos gjendja e jashtëzakonshme.

Disa nga metrotë tona janë të përmbytura dhe është jashtëzakonisht e vështirë të lëvizësh nëpër qytet“, tha ai në një konferencë për shtyp.

Përmbytjet shkaktuan ndërprerje të mëdha në sistemin e metrosë së Nju-Jorkut dhe në shërbimin hekurudhor të Metro North, sipas Agjencisë së Transportit Metropolitan. Disa linja metroje u pezulluan plotësisht dhe shumë stacione u mbyllën./ BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

14 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

14 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

14 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

14 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

14 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

14 hours ago

This website uses cookies.