Imazhet befasuese nga shkretëtira e Saharasë tregojnë liqene të mëdhenj pasi një nga vendet më të thata në botë u godit nga rrebeshe shiu duke shkaktuar përmbytjen e parë në dekada.
Sahara përjeton shi, por zakonisht vetëm disa centimetra në vit dhe rrallë në këtë periudhë të vitit. Të dhënat paraprake satelitore të NASA-s treguan gati 20 cm shi në disa pjesë të rajonit.
Errachidia, një qytet i shkretë në juglindje të Marokut, regjistroi gati 8 cm reshje shiu, shumica e tyre vetëm dy ditë muajin e kaluar. Kjo është më shumë se katërfishi i reshjeve normale për të gjithë muajin shtator dhe barazohet me vlerën e më shumë se gjysmë viti për këtë zonë.
“Kanë kaluar 30 deri në 50 vjet që kur kemi pasur kaq shumë shi në një hapësirë kaq të shkurtër kohore,” tha javën e kaluar Houssine Youabeb nga agjencia meteorologjike e Marokut.
Shiu gjithashtu mbushi liqene që janë normalisht të thatë, si ai në Parkun Kombëtar Iriqui, parku më i madh kombëtar i Marokut duke i dhënë një pamje krejt tjetër vendit. Ngjarje më ekstreme të reshjeve mund të priten në Sahara në të ardhmen, sipas hulumtimeve të fundit, pasi ndotja nga karburantet fosile vazhdon të ngrohë planetin dhe të prishë ciklin e ujit .
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.