Lajme

Përmbytet varka-12 emigrantë gjejnë vdekjen në Kanalin Anglez, mes tyre gra dhe fëmijë

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, kur një varkë me emigrantë u përmbyt në brigjet e Francës veriore. Ekipet e urgjencës shpëtuan 53 persona dhe gjetën trupat e të vdekurve. Disa nga të shpëtuarit ishin në gjendje kritike dhe kërkonin kujdes urgjent mjekësor.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë vendosur tre helikopterë, dy anije peshkimi dhe dy varka. Sipas kryebashkiakut të Boulogne-sur-Mer, Frédéric Cuvillier, në varkë ishin gati 70 persona ndërsa numri i saktë është i paqartë.

Incidenti i fundit pason një numër tragjedish në Kanalin Anglez, ku emigrantët kanë humbur jetën duke tentuar të kalojnë për në Britaninë e Madhe.

Ky sektor detar është një nga zonat më të ngarkuara në botë, me më shumë se 600 anije tregtare që kalojnë çdo ditë dhe kushtet e motit janë shpesh të vështira, kështu që është një sektor veçanërisht i rrezikshëm, edhe kur deti duket i qetë”, bëjnë të ditur autoritetet franceze.  

Prokurori Guirec Le Bras tha se shumica e emigrantëve në bord mendohet të jenë nga Eritrea. Ai shtoi se 10 nga 12 personat që gjetën vdekjen ishin gra dhe disa ishin të mitur.

Le Bras tha se duket se anija u mbyt rreth 5 kilometra nga brigjet e Cap Gris-Nez, në bregun verior të Francës.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin u tha gazetarëve në Boulogne-sur se “më pak se tetë persona kishin elek shpëtimi” në bordin e varkës, pasi ai drejtoi gishtin nga kontrabandistët për kushtet e pasigurta.

Natyrisht, është një tragjedi. Sapo një person humb jetën në territorin tonë, padyshim kemi dhimbje për familjet e tyre. Ata po kërkonin një jetë më të mirë në Britaninë e Madhe”, tha ai.

Sipas shifrave të Home Office, gati 30 mijë njerëz arritën në Britani duke kaluar Kanalin me gomone vitin e kaluar dhe anije të tjera të vogla që përdoren shpesh për të marrë grupe të mëdha njerëzish në udhëtime të rrezikshme me shpresën për të kërkuar azil.

Incidente vdekjeprurëse si ajo e së martës kanë ndodhur në disa raste gjatë asaj kohe. Gushtin e kaluar, gjashtë persona humbën jetën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u përmbys.

Çështja u bë një problem i madh politik për qeverinë e kaluar të konservatorëve, e cila u kritikua nga grupet e të drejtave të emigrantëve për retorikën e saj të vijës së ashpër kundër azilkërkuesve.

Nga ana tjetër, kreu i misionit francez për “Médecins Sans Frontières”, Xavier Crombé, fajësoi politikat e qeverive franceze dhe britanike për vdekjet e fundit në radhët e emigrantëve.

Jemi të tronditur dhe të zemëruar pas kësaj tragjedie në Kanalin Anglez. Këto vdekje nuk janë të pashmangshme. Ato janë pasojë e politikave çnjerëzore dhe absurde të migracionit”, u shpreh Crombe.

Crombé tha se politikat aktuale i japin përparësi kontrollit kufitar dhe jo jetëve njerëzore, duke i bërë udhëtimet e emigrantëve “të pasigurta dhe të rrezikshme”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Koçiu: Riparim i çatisë së spitalit të Pukës, vijon normalisht shërbimi ndaj qytetarëve

Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar…

1 hour ago

Java Botërore e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët – Apel për të luftuar rezistencën antimikrobiale

Java botërore e ndërgjegjësimit për antibiotikët vjen me apelin për t’i përdorur vetëm kur janë…

1 hour ago

Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët në Londër

Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët…

1 hour ago

Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, përfundon në pranga edhe personi që e ndihmonte

Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin…

2 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 24 nëntor 2024

DashiBëni kujdes në planin financiar, veçanërisht me sipërmarrjet e reja. Puna mund të ndihet paksa…

2 hours ago

Parashikimi i motit, e diel, 24 nëntor

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga…

2 hours ago

This website uses cookies.