Përmbytje në Libi/ Osmani: Zemrat tona janë për familjet e viktimave dhe të prekurve nga kjo tragjedi

69ab3eb7cd1f4bb7acfac5f23bac298d
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur solidaritet për viktimat si pasojë e përmbytjeve katastrofike në Libi.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani shkruan se në këto ditë të vështira qëndrojmë në solidaritet me popullin e guximshëm dhe elastik libian.
“Po i ndjekim me shumë shqetësim lajmet për përmbytjet katastrofike në Libi. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e guximshëm dhe elastik libian gjatë kësaj kohe sfiduese. Zemrat tona janë për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi”, shkruan presidentja e Kosovës.
Të paktën 2000 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhdukur pas një stuhie të fuqishme që shkaktoi përmbytje në Libi. Stuhia Daniel arriti në tokë të dielën në vendin e Afrikës Veriore, duke bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.