Përmbytjet, diskutime në Këshillin Bashkiak / Bashkia: Falë ndërhyrjeve situata është përmirësuar, Opozita: Situata e njëjtë
Lezha është një bashkitë më të goditura nga fenomeni i përmbytjeve gjatë stinës së dimrit. Kjo çeshtje, u bë pjesë edhe e diskutimeve dhe debateve në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Zëvendëskryetari i bashkisë Ermal Pacaj tha në fjalën e tij se falë ndërhyrjeve në kanalet e dyta dhe te treta ka një përmiresim të situatës në zonat fushore, ku siperfaqet nën uje në kohe shiu kanë një rënie në masen 20%.
Ka qenë i menjëhershëm ka qenë reagimi i përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Lezhës, të cilët kanë nëvizuar se situata e përmbytjeve çdo vit është e njëjtë dhe nuk ka asnjë përmiresim, siç pretendon administrata bashkiake.
Gjatë 4 viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë Lezhë, janë pastruar 500 km kanale kulluese të dyta e të treta, në të gjitha njësitë administrative ku ka patur problematika. Sipas administratës bashkiake, ndërhyrjet do të jenë të vazhdueshme deri në minimizimin e plotë të këtij fenomeni.