Përmbytjet, gati ndërhyrja në Obot / Bordi Kullimit do të pastrojë kanalin kryesor, për shmangien e përmbytjeve
Këto ditë Bordi i Kullimit në Lezhë pritet të ndërhyjë për pastrimin e kanalit kryesor në Anën e Malit, i cili kalon përmes fshatit Obot që ti shërbejë fermerëve për kullimin lehtësisht të tokave dhe më kryesorja do të shmangë përmbytjet në këtë njësi.Për kryetarin e fshatit Obot, Gregor Pemaj kjo është një punë e mirë që bëhet për herë të parë pas kaq vitesh ku sipas tij pastrimi i kanalit kryesor do të sjelli impakt pozitiv në bujqësi dhe do të ndikojë në parandalimin e përmbytjeve në këtë zonë.
Nga Drejtoria e Bordit të Kullimit bëhet e ditur se do të punohet me të gjitha mjetet, për të vënë në funksion të gjithë rrjetin kullues për të përballuar çdo situatë që mund të jetë rrezik për zonën.