Përmbytjet katastrofike në Libi, rreth 20 mijë persona dyshohet se kanë humbur jetën

9aa0f3e064bb451280d209df43925d8b
Rreth 20 mijë njerëz dyshohet se kanë humbur jetën nga përmbytjet në Libi, sipas të dhënave zyrtare të vendit. Vërshimet e ujit përmbytën lindjen e vendit të dielën, ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit port Derna tha se shifrat bazohen në numrin e komuniteteve të shkatërruara nga përmbytjet.
Trupat e pagjetur mbeten nën rrënoja ose në det, duke rritur rrezikun e sëmundjeve.
Më shumë se 5,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur, dhe të paktën 10,000 janë të zhdukur. Dy qeveritë rivale në Libi po bashkërendojnë përpjekjet për ndihmë për viktimat e përmbytjeve
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur nga vende si Egjipti, Tunizia, Italia, Spanja dhe Turqia.
Përmbytjet u shkaktuan nga stuhia Daniel, e cila goditi vendin e Afrikës Veriore të dielën dhe solli shi të dendur. Në Derna, një qytet me rreth 100 mijë banorë, dy diga u shembën për shkak të shiut të dendur që përmbyti zonën, duke sjellë shkatërrime të mëdha.
Familje të tëra janë shpërngulur, ndërsa në qytet lagje të tëra janë zhdukur./ BBC