Përmbytjet katastrofike- “Shmangni udhëtimet”, lëshohet tjetër alarm i kuq në Spanjë
Një tjetër alarm i kuq është lëshuar këtë të hënë (4 nëntor) për Barcelonën, duke paralajmëruar rreziqe ekstreme prej shirave të rrëmbyeshëm që pritet të përfshijnë dy rajone.
Ndërsa ekipet e kërkimit po vijojnë prej ditësh punën për viktima, një tjetër alarm u lëshua nga autoritetet spanjolle.
Të paktën 217 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve katastrofike që goditën vendin, e kryesisht Valencian.
Gjashtë ditë më vonë, operacioni i kërkim-shpëtimit ende vijon për gjetjen e personave të zhdukur.
Dhe ndërsa komunitetet vazhdojnë të tërhiqen nga katet katastrofike – dhe vajtojnë humbjet e tyre – sot parashikohen shira të rrëmbyeshëm në dy rajone të vendit.
Qeveria lokale në Katalonjë ndërsa ka paralajmëruar për shira “të vazhdueshëm dhe të rrëmbyeshëm” u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë larg përrenjve.