Përmbytjet katastrofike, Sllovenia apelon për ndihmë BE dhe NATOPasojat e rënd…

Permbytjet katastrofike Sllovenia apelon per ndihme BE dhe NATO Pasojat

Permbytjet katastrofike Sllovenia apelon per ndihme BE dhe NATO Pasojat

Përmbytjet katastrofike, Sllovenia apelon për ndihmë BE dhe NATO

Pasojat e rënda në infrastrukturë dhe rrezikimi i jetës së qytetarëve ka detyruar Sllovenisë t’u drejtohet ndërkombëtarëve për ndihma logjistike.

Qeveria sllovene njoftoi se i ka kërkuar Bashkimit Europian dhe NATO-s që ta ndihmojnë me makineri tip ekskavatorë dhe buldozerë, si dhe ura parafabrikatë deri në 40 m të gjata për lëvizjen e banorëve dhe automjeteve, helikopterë dhe rreth 200 ushtarë për të ushtruar detyrat e kërkim-shpëtimit në terren.

Moti ekstrem që goditi vendin të premten u lehtësua në fundjavë, por la pas viktima dhe dëme në rrugë e prona që llogariten mbi 500 milionë euro.

Të paktën katër persona raportohet se humbën jetën nga përmbytjet, dy prej tyre alpinistë nga Holanda. Pesë qytetarë të tjerë holandezë janë shpallur në kërkim pas motit të keq.

Kroacia ka qenë vend fqinj që i ka vënë në shfrytëzim Sllovenisë një helikopter ushtarak.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka shprehur solidaritetin e tij popullit të Sllovenisë, duke u shprehur se mendimet dhe lutjet e popullit shqiptar janë me atë slloven, për personat e prekur nga përmbytjet dhe për përmirësimin e situatës.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.