Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave nga përmbytjet që goditën Spanjën jugore dhe atë lindore. Teksa shpreh solidaritetin me popullin spanjoll për këtë fatkeqësi natyrore që goditi qytetet e Valencias, Andaluzisë dhe Murcias, kryeministri Edi Rama shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar.
“Thellësisht e trishtueshme të dëgjoja për përmbytjet e rënda që po prekin zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcis në Spanjë, katastrofa më e rëndë natyrore, që ka shkaktuar të paktën 51 viktima. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shpreh solidaritetin tim për popullin dhe Qeverinë e Spanjës! Uroj që të gjitha komunitetet e prekura të rikuperohen sa më shpejt, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, shkruan Rama në platformën X.
Në vetëm 12 orë Spanja jugore dhe lindore u godit nga stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu duke sjellë përmbytjeve dhe shkatërrime të mëdha në Valencia dhe qytete rreth saj. Si pasojë e përmbytjeve të paktën 51 persona kanë humbur jetën, ndërsa zonat e prekura ka shpallur gjendjen e emergjencës.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.