Categories: Lajme

Përmbytjet në Kinë/ Pekini forcon argjinaturat e lumenjve. Shtohen operacionet e…

Përmbytjet në Kinë/ Pekini forcon argjinaturat e lumenjve. Shtohen operacionet e shpëtimit

Tajfuni “Doksuri”, i cili solli me vete shira të rrëmbyeshme duke goditur Kinën Veriore dhe rajonin midis Lumit të Verdhë e lumit Huaihe prej një jave, ka shkaktuar përmbytje në shumë zona në provincën Hebei dhe në pjesën jugperëndimore të Pekinit.

Në kryeqytetin kinez, sasia e reshjeve shënoi rekordin e 140 viteve të fundit, sipas Administratës Meteorologjike atje. Bashkia e qytetit të Pekinit njoftoi se janë regjistruar 11 humbje jetësh nga përmbytjet dhe 27 persona rezultojnë të humbur.

Përmbytjet që i kthyen rrugët në lumenj, rrëmbyen automjete, sollën rrëshqitje dheu dhe shkaktuan ndërprerjen e furnizimit me ujë e energji, si edhe të sinjaleve të komunikimit. Ndërkohë, në provincën Hebei, 9 veta humbën jetën dhe 6 të tjerë janë shpallur të humbur.

Ndërsa, në Zhuozhou, 133 913 njerëz dhe mbi 65 hektarë tokë bujqësore u prekën nga përmbytjet. Lumi Haihe me 13 degët e tij rrezikojnë të dalin nga shtrati dhe Komanda e Kontrollit të Përmbytjeve dhe Përballimit të Thatësirave bashkë me Ministrinë e Burimeve Ujore kanë planifikuar punët e mëtejshme për parandalimin e përmbytjeve dhe të shpëtimit.

Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave shpërndanë rreth 15.35 milionë dollarë nga fondi qendror i shpëtimit për ndërhyrjet në terren, ndërsa afro 2 milionë dollarë dha edhe Federata Pankineze e Sindikatave.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Abissnet Superiore” në RTSH: Java e 34-t luhet të shtunën në orën 15:30

Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, teksa kanë mbetur vetëm…

54 seconds ago

Baste në portale ilegale, hetohen 12 futbollistë të Serisë A (emrat)

“Corriere della Sera” ka njoftuar se plot 12 lojtarë të Serisë A italiane janë nën…

3 minutes ago

RTSH merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme dhe Konferencën e COPEAM

Në Maltë u zhvillua Konferenca e 32-të e COPEAM-it, rrjetit të transmetuesve publikë të 26…

6 minutes ago

Helikopteri rrëzohet në lumin Hudson në Nju Jork, humbin jetën 6 persona

Një helikopter turistik në Nju Jork shpërtheu në ajër dhe më pas ra në lumin…

5 hours ago

Aksident në aeroportin e Uashingtonit me dy avionë – Pasagjerë anëtarë të Kongresit

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) ka njoftuar sot se një aeroplan i American…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…

5 hours ago

This website uses cookies.