Përmbytjet në Libi/ Bilanci i viktimave arrin në 3 mijë, thonë autoritetet

ca6f1045b4d1407c9dbed69a49d957fb

ca6f1045b4d1407c9dbed69a49d957fb

Në Libi vazhduan edhe të martën përpjekjet e kolonave me automjete të ndihmave humanitare për banorët e prekur nga përmbytjet katastrofike.

Raportohet se rreth 3 mijë banorë kanë humbur jetën dhe trupat e më shumë se 1 mijë personave u gjetën në qytetin mesdhetar më të goditur nga përmbytjet, në Dernë.

Vërshimet e fundit janë pasojë e stuhisë “Daniel” e cila përshkoi lindjen e Libisë në fundjavë, duke shkatërruar dy digat e lumit që kalon përmes qytetit dhe duke çliruar miliona metra kub të rezervuarin me ujë në zonë.

Disa godina banimit janë rrëzuar pjesërisht ndërsa një urë u shemb nga vrulli i mijëra tonëve ujë drejt detit.

Mediet raportojnë se mbi 5 mijë banorë rezultojnë të zhdukur dhe nuk dihet bilanci i viktimave të kësaj katastrofe natyrore.

Autoritetet po mbërrijnë me vështirësi në Dernë, sepse rrugët që të çojnë aty janë shkatërruar ose janë ndërprerë nga vërshimet. Por ndihmat humanitare po vijnë,” raporton agjencia Al Jazeera.

Të martën, një aeroplan zbriti 14 tonë me furnizime për banorët e prekur, ilaçe, pajisje dhe personel mjekësor. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.