Përmbytjet në Slloveni, Begaj mesazh solidaritetit homologes MusarPresidenti s…
Përmbytjet në Slloveni, Begaj mesazh solidaritetit homologes Musar
Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka shprehur solidaritetin e tij ndaj presidentes Nataša Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë, i cili ditë e fundit është të prekur nga përmbytjet katastrofike. Në një status në rrjetin social X, zoti Begaj shkruan se “Lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohë të vështirë. Shpresojmë për një rimëkëmbje të shpejtë!”.
Stuhi dhe reshje shiu të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive në disa zona të Sllovenisë. Deri më tani raportohet për 3 viktima si pasojë e motit të keq që pushtoi vendin, duke shkaktuar evakuime dhe mbyllje të rrugëve kryesore dhe linjave hekurudhore.