Përmbytjet, përmirësohet situata në Fishtë – Tërheqja e ujit nxjerr në pah dëmet, banorët: Të pastrohet kanali i ujërave të larta
Situata e krijuar një natë me parë nga permbytjet në Zadrimë të Lezhës është përmiresuar, por duke lënë pas dëme të konsiderueshme.
Uji është tërhequr, ndërsa problemet më të mëdha jane krijuat në fshatin Fishte, ku vërshimi i përrenjeve malor dhe dalja nga shtrati i kanalit të ujerave përmbyti oborret e disa banesave si dhe dëmtoi dy ura.
Banorët thonë se itensiteti i reshjeve ishte mjaft i lartë, duke krijuar një situatë kaotike. Ata kërkojnë pastrimin e kanalit ujerave të larta dhe rehabilitimin e përrenjve malorë si e vetmja mënyrë për të shmangur përmbytjet në këtë zonë.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, thotë se sasia e reshjeve ka qenë mjaft e madhe, ndërsa po verifikohen të gjitha problematikat e konstatuara dhe do të behet një plan ndërhyrjeje.
Sipas të dhënave zyrtare, në një hark kohor mjaft të shkurtër, sasia e reshjeve në Zadrime ka qënë mjaft e madhe, çka solli vërshim të ujërave malorë, duke sjellë dhe problematika.