Përmirësimi i cilësisë së ujit, UKQSH pastron dhe riparon objektet kryesore

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime e Qarkut Shkodër ka bërë një ndërhyrje në gjitha objektet kryesore duke i pastruar, rishikuar dhe riparuar. Kjo ndërhyrje është e përvitshme në këtë periudhë në prag të sezonit veror në mënyrë që të mos ketë problem, duke qenë se fluksi shtohet nga ardhja e turistëve dhe emigrantëve.
Në kuadër të këtyre pastrimeve, një prej objekteve të rëndësishme është impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Shirokë.
Në të gjitha objektet kryesore që ka Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime e qarkut Shkodër është ndërhyrë në paisjet elektro-mekanike bashkë me elektro-pompat përkatëse për të siguruar që të mos ketë probleme përgjatë sezonit turistik.