Përmirësimi i infrastrukturës në shkolla – Kryebashkiaku Benet Beci sheh nga afër situatën në shkollën “Martin Camaj”

Kjo është gjendja që vijon prej vitesh në oborrin e shkollës “Martin Camaj” në qytetin e Shkodrës.

 E harruar në vite, kjo zonë ofron një pamje aspak normale, e cila është kthyer në shqetësim për komunitetin e nxënnesve, mesuesve, prindërve, por edhe banorëve të kësaj zone.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në këtë zonë.

 Ai është takuar me mesuesit e shkollës ku është diskutuar kjo problematikë e cila është e mbartur në vite.

Kryetari i Bashkisë, Benet Beci , në bashkëbisedimin me mësuesit ka garantuar së Bashkia do të bëjë një ndërhyrje të shpejtë në sisteminimin e ujërave të rrugës,  por edhe sistemimin e oborrit të shkollës.

Përveç ndërtimeve pa kriter, të cilat i kanë zënë pamjen shkollës, duke krijuar edhe mungesën e një oborri për nxënësit, amortizimi i infrastrukturës rrugore në këtë zonë, është një kërkesë imediate e mësuesve të shkollës të cilët prej më shume se 15 vitesh kanë kërkuar që të ndërhyhet në këtë zonë por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Specialistët e Bashkisë Shkodër do të hartojnë një projekt konkret ndërhyrjeje me qëllim që kjo zonë të ketë një pamje tjetër dhe normale për nxënësit dhe komunitetin e zonës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.