Kjo është gjendja që vijon prej vitesh në oborrin e shkollës “Martin Camaj” në qytetin e Shkodrës.
E harruar në vite, kjo zonë ofron një pamje aspak normale, e cila është kthyer në shqetësim për komunitetin e nxënnesve, mesuesve, prindërve, por edhe banorëve të kësaj zone.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në këtë zonë.
Ai është takuar me mesuesit e shkollës ku është diskutuar kjo problematikë e cila është e mbartur në vite.
Kryetari i Bashkisë, Benet Beci , në bashkëbisedimin me mësuesit ka garantuar së Bashkia do të bëjë një ndërhyrje të shpejtë në sisteminimin e ujërave të rrugës, por edhe sistemimin e oborrit të shkollës.
Përveç ndërtimeve pa kriter, të cilat i kanë zënë pamjen shkollës, duke krijuar edhe mungesën e një oborri për nxënësit, amortizimi i infrastrukturës rrugore në këtë zonë, është një kërkesë imediate e mësuesve të shkollës të cilët prej më shume se 15 vitesh kanë kërkuar që të ndërhyhet në këtë zonë por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.
Specialistët e Bashkisë Shkodër do të hartojnë një projekt konkret ndërhyrjeje me qëllim që kjo zonë të ketë një pamje tjetër dhe normale për nxënësit dhe komunitetin e zonës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
This website uses cookies.