Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, aktualisht punimet janë përqëndruar në rrugën “Sali Nivica”
Prej disa ditësh ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër po vijon punën për përmisimin e infrastrukturës rrugore ne qytet.
Aktualisht punimet janë përqëndruar në rrugën “Sali Nivica”, ku është ndërhyrë në sheshin mes pallateve
Banorët kërkojnë që investimi i Bashkisë të përfshije një pjesë më të madhe të kësaj zone, pasi infrastruktura rrugore është krejtësisht e amortizuar.
Në projekt për t’u reabilituar nga Bashkia Shkodër janë 17 rrugë, që i përkasin rajonit dy dhe tre.