Categories: AktualitetLajme

Përmirësimi i shërbimit shëndetësor parësor, qeveria shqiptare marrëveshje bashkëpunimi me atë zvicerane

Qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi 3-vjeçare me atë zvicerane për përmirësimin e shërbimit shëndetësor parësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se kjo marrëveshje do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm, ndërsa theksoi se synohet rritja e bashkëpunimit dhe shërbimit shëndetësor në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

“Marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë së Konfederatës zvicerane 3-vjeçare. Kjo marrëveshje do ketë impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e shërbimit shëndetësor parësor.

Synojmë që nëpërmjet projektit HAP Shëndet për të Gjithë që do përfundojë në 2027, qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë do kenë mundësi të përfitojnë nga protokolle pune dhe standarte të miratuara tashmë dhe që shërbejnë për të ngritur në një më lartë bashkëpunimi dhe shërbimi shëndetësor në të gjithë qendrat shëndetësore në vend.

Falë fazës së parë kemi mundësuar plot 31 qendra shëndetësore të cilat ofrojnë shërbim në banesë për të pamundurit, invalidët apo të moshuarit. Përmes kësaj marrëveshje do vijojmë të shtrijmë këtë shërbim shëndetësor në të gjitha qendrat shëndetësore.

Do përfitojmë dhe nga protokolle të dedikuara për kujdes të thelluar në shërbime të shëndetit mendor të cilat do krijojnë hapësira të posaçme në të gjithë qendrat shëndetësore duke trajnuar dhe kualifikuar mjekët e familjes, infermierët për të ofruar shërbime të specializuara për të gjithë ata që kanë nevojë për trajtim të çrregullimeve të shëndetit mendor”, tha Koçiu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Data e zgjedhjeve parlamentare, Begaj pret sot përfaqësues të PD dhe PS

 Presidenti i Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare…

2 hours ago

Media spanjolle “El Periódico”: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Disa turistë tashmë e kanë eksploruar dhe shijuar Shqipërinë gjatë verës, por ajo që shumë…

2 hours ago

Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion…

2 hours ago

“Një ditë kuqezi në Londër”, Rama ndan fotot nga takimi me shqiptarët në Angli

Një ditë pas takimit me shqiptarët në Londër, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në…

2 hours ago

Shikimi i njeriut me katërputroshin e lidh atë me emocionet e tij

Marrëdhënia mes qenit dhe pronarit është gjithmonë e veçantë. Kaq e veçantë, saqë kur të…

3 hours ago

Nga Finlanda në Itali, historia e trishtë e një … gushkuqi!

Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz.…

3 hours ago

This website uses cookies.