Përmirësimi i turizmit në rajonin verior , fokusi kryesor i workshop-it: Rritja e cilësisë së burimeve turistike

Departamenti i Turizmit në Fakultetin Ekonomik të UNISHK organizoi workshopin me temë “Përmirësimi i atraktivitetit turistik në rajonin verior të vendit tonë”. Rritja e cilësisë së burimeve turistike në përputhje me politikat mbështetëse të qeverisë lidhur me këtë sektor ishte thelbi i këtij organizimi.
Pjesë e tij ishin edhe përfaqësues të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.
Sektori i turizmit është prioritet prej shumë vitesh dhe si i tillë ai ka sfidat e veta që lidhen kryesisht me përmirësimin e shërbimeve dhe burimet njerëzore.
Mbi 10 milionë turistë vizituan vendin tonë vitin e kaluar, ndërsa këtë vit synohet që kjo shifër të rritet edhe më shumë.