Categories: LajmeSociale

Përmirësohet deficiti i skemës së pensioneve

Në Shqipëri deficiti i skemës publike është përmirësuar ndjeshëm vitin e kaluar. Sipas ministrit të financave Ervin Mete, të ardhurat nga kontributet u rritën me ritme shumë më të larta se shpenzimet për pagesat e pensioneve.

Zoti Mete, tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se “gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë”.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se të ardhurat nga sigurimet shoqërore arritën në 124,6 miliardë lekë me 2023, me rritje vjetore 18%, ndërsa shpenzimet për skemën e pensioneve u rritën në të njëjtën periudhe me vetëm 4 %.

Rritja e të ardhurave me shumë se rritja e shpenzimeve solli në rënie deficitin e skemës së pensioneve në një vlerë 45,6 miliardë lekë, 20% më e ulët se vitit 2022.

Deficiti i skemës së pensioneve është ndihmuar nga rritja e të ardhurave me ritme dy shifrore. Të ardhurat u nxitën nga shtimi i punësimit, rritja e pagës minimale dhe rritja e pagave në të gjitha nivelet vitin e kaluar. Në anën tjetër presionet mbi shpenzimet mbeten të ulëta pasi gjithnjë e më shumë pensionistë nuk po plotësojnë kriteret për pension të plotë.

Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 2023 duheshin 37.5 vite pune me sigurime të paguara, por ata që dolën në pension kishin mesatarisht vetëm 27 vite pune me sigurime.

Personat që dolën në pension në vitin 2012 kishin paguar mesatarisht 34 vite sigurime dhe në vitin 2023, vetëm 27.

Mosplotësimi i kriterit të viteve të punës me sigurime ul në mënyrë të jashtëzakonshme përfitimet nga pensioni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

5 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

5 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.