Lajme

Përmirësohet gjendja e papës, Ati i Shenjtë i shtruar në spital prej dy javësh

Papa Françesku kaloi një tjetër natë të qetë në spital, tha Vatikani të premten, pasi të enjten vuri në dukje një përmirësim të gjendjes së tij klinike për të dytën ditë radhazi. I shtruar në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt për vështirësi në frymëmarrje, gjendja e Papës u rëndua pasi u zbulua se ai po vuante nga pneumonia e dyfishtë.

Megjithatë, së fundmi Vatikani ka lëshuar disa deklarata optimiste.

“Ashtu si në ditët e mëparshme, nata kaloi e qetë dhe Papa tani është duke pushuar”, – tha Vatikani në buletinin e tij të mëngjesit për shëndetin e 88-vjeçarit. Pas një fundjave të vështirë në të cilën argjentinasi, që është zgjedhur Papë që nga viti 2013, pësoi një atak respirator, Vatikani këtë javë vuri në dukje përmirësime të lehta të gjendjes së tij shëndetësore.

Mjekët kanë paralajmëruar se rikuperimi i Papës mund të marrë kohë për shkak të moshës dhe sëmundjeve të tij kronike. Pavarësisht sëmundjes, Ati i Shenjtë ka vazhduar të punojë nga spitali. Ai po qëndron në një suitë speciale papale në katin e 10-të të spitalit Gemeli në Romë. Kjo është e katërta herë që Papa shtrohet në spital gjatë papatit të tij gati 12-vjeçar.

Blerti Delija

Recent Posts

Nis nesër muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH mesazh urimi për besimtarët

Fillon nesër (1 mars) muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryetari…

52 minutes ago

Rama: Do ndërtojmë 2 spitale ultra-moderne gjatë mandatit të 4

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sym’Sy” në Facebook, teksa iu përgjigj një komentuesi…

53 minutes ago

Situata në liqenin e Fierzës, mungesa e reshjeve frenon prodhimin e energjisë

Ky fund shkurti dhe prag pranvere në Kukës, që përkon edhe me fundin e dimrit…

56 minutes ago

Shqipëri-Izrael, marrëveshje në teknologji dhe inovacion! Rama: Krijojmë bankën digjitale më të madhe në rajon

Nënshkruhet marrëveshja mes “TEDA Tiranë” dhe “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, një investim ky mjaft i…

58 minutes ago

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

6 hours ago

This website uses cookies.