Përmirësohet sinjalistika në qytet, qytetarët të kënaqur nga punimet cilësore

Bashkia Shkodër po vijon pandërprerë punimet për përmirësimin e sinjalistikës rrugore .
Aktualisht puna është përqëndruar në sinjalistikën horizontale të rrugëve kryesore të qytetit , aty ku dhe qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është më i madh.
Punimet po kryhen gjatë orëve të vona të natës, për të mos penguar qarkullimin .
Për realizimin e vijëzimeve po përdoren materiale cilësore , duke mënjanuar përdorimin e bojës së bardhë të mëparshme, që fshihej shumë shprejt.
Qytetarët vlerësojnë përkujdesjen e bashkisë për sinjalistikën , si horizontale , ashtu dhe atë vertikale, pasi , përveç sigurisë në rrugë, i jep qytetit një pamje më të bukur.