oshe lezhe
E konsideruar si një ndër zonat më problematike sa i përket furnizmit me energji elektrike, situata në Lezhë ka nisur të ndryshojë. Me riformatimin e Njesisë së Oporatorit të Shpërndarjes së Energjisë gjatë muajve të fundit të vitit që lamë pas, u identifikuan dhe problematikat dhe u ndërhy në një pjesë të fidrave. Puna u përqëndrua në prerjen e bimësisë e cila ishte kthyer në shqetësim për rrjetin, duke sjellë stakime të shpeshta të energjisë e po ashtu është ndërhyrje dhe në përmirësimin e rrjetit, në pikat ku kishte më shumë probleme.Falë këtij angazhimi dhe vullneti të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, ndryshimi i furnizimit me energji elektrike është i dukshëm, si në fidrin e Zejmenit , ku ishin dhe problematikat më të mëdha ashtu edhe në zona të tjera të territorit të Bashkisë Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare përgjatë vitit 2024 do të ketë një sërë investimesh në rrjetin elektrik, kryesisht në zonën turistike të Shëngjinit e cila është ngarkuar nga dendësia e ndërtimeve gjatë viteve të fundit. Aty do të ketë ndërhyrje rrënjësore për të shmangur njehërë e mirë problemet me energjinë elektrike, por paralelisht do të punohet dhe në përmiresimin e rrjetit në të gjitha kryesisht në zonat rurale, ku ka dhe problematika më të shumta.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.