Përmirësohet situata e motit/Sylja: Po punohet për krijimin e xhepave
Ndërprerja e reshjeve të dëborës përgjatë 24 orëve të fundit ka përmirësuar ndjeshëm situatën në territorin e Qarkut Shkodër. Sipas autoritetit verior të rrugëve aktualisht akset janë të qarkullueshme, ndërsa firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për hapjen e xhepave anësorë për ndërrimin e automjeteve veçanërisht në aksin Bogë-Theth. Përgjatë natës në aksin Hani Hotit-Tamarë ka patur rënie gurësh por që janë pastruar në orët e para të mëngjesit. Po ashtu aksi Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth pas pastrimit janë kriposur duke e bërë më të lehtë qarkullimin. Megjithatë specialistët apelojnë ndaj drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me goma dimërore dhe me zinxhirë.