Përmirësohet situata me motin, energjinë dhe rrugët në Shkodër e Lezhë

Kushtet e rënduara të motit dhe shirat e vazhdueshëm që përshkuan Shqipërinë gjatë fundjavës nuk kanë krijuar probleme për 5 bashkitë e qarkut verior të Shkodrës.

OSHEE informoi se nuk ka defekte të raportuara për momentin.

Nga Autoriteti Verior Rrugor gjithashtu u njoftua se akset mbeten të hapura, ndërsa sistemet e kullimit dhe mbrojtjes janë brenda limiteve, sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit. Nivelet e lumenjve janë në kuota të ulëta dhe nuk paraqesin vështirësi për argjinaturat.

Kruja dhe Kurbini po ashtu nuk raportojnë probleme nga reshjet.

Përmirësohen kushtet nga moti i keq në Lezhë

Me ndërprerjen e reshjeve të shiut, uji është tërhequr nga zonat e Lezhës, ku gjendja ishte vështirësuar një ditë më parë.

Megjithatë lundrimi detar në Shëngjin vijon të jetë i pezulluar për shkak të detit të trazuar me dallgëzim deri në 7 ballë.

Po ashtu probleme vijon të ketë edhe me furnizimin me energji elektrike, pasi shtrëngatat e shiut kanë dëmtuar linjat kryesisht në fshatra.

Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve me qëllim rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

Sipas të dhënave zyrtare të mbrojtjes civile përgjatë 24 orëve kanë rënë 74 mm shi, por që prej orëve të mbrëmjes të së shtunës intensiteti është prirë drejt rënies.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit…

13 hours ago

Votat e diasporës në Greqi, KAS shfuqizon vendimin e KQZ për numërimin e tyre më vete

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shfuqizimin e vendimit të…

13 hours ago

Brezi i ri “prek” zërin e qytetit – Gjimnazistët vizitojnë RTSH Shkodra në ditën e përvjetorit

Në një ditë historike për median e qytetit si ai i 80-vjetorit të Radio Shkodrës,…

14 hours ago

Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj, në të njëjtën ditë me Samitin Europian

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve…

14 hours ago

Gjendet e pajetë 65- vjeçarja / Familjarët e gjetën në oborrin e banesës në Bardhaj

Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër. Një shtetase…

14 hours ago

Zgjedhjet në qarkun Shkodër – Përfundon numërimi për subjektet politike, nis ai për kandidatët

403 Qendra Votimi kanë nxjerrë këtë rezultat në qarkun e Shkodres: 40.01% për PD dhe…

14 hours ago