Përmiresohet situata në Mirditë / Bashkia vijon punën për zhbllokimin e rrugëve në fshatrat e izoluar nga bora
Situata e krijuar nga reshjet e borës në Mirditë ka nisur të përmiresohet. Fshatrat Xhuxhë dhe Lari në Njësinë Administrative Fan dhe si dhe Bardhaj dhe Kthellë e Eperme në njesitë Selitë kanë dalë nga izolimi, falë nderhyrjes së Fadromave të Bashkisë Mirditë të cilat kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve të këtyre fshatrave. Ndërsa gjatë kesaj të hëne, po punohet për hapjen e rrugëve në Njesinë Orosh, për të berë të mundur lëvizjen e banorëve në fshatrat Ndërshen, Nënshejt dhe Lajthizë.
Emergjenca e krijuar nga moti i keq në Mirditë, vuri menjëhere në lëvizje bashkinë, ku në terren në zonat e thella malore zbriti vetë kryebashkiaku Alber Mëlyshi, dhe falë këtij angazhimi situate u përballua me sukses. Gjithashtu bëhet me dije se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të mundur riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në pjesën më të madhe të zonave ku kishte probleme. Ndërkohë, temperaturat e ulëta nën zero kanë sjell ngrica gjatë natës, ndaj dhe ju kërkohet banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të sinjalizojnë emergjencat për çdo problematikë që mund të shfaqet.