Përndiqte të miturën në rrugë dhe në rrjete sociale, vihet në pranga 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është vendosur në pranga nga Policia e Pukës, pasi dyshohet se ka përndjekur për një muaj në rrugë dhe në rrjete sociale një 17-vjeçare.

Policia bën të ditur se arrestimi i 47-vjeçarit është bërë pas kallëzimit të së miturës 17-vjeçare. Ndërsa rezulton se i arrestuari me iniciale Z.P rezulton me precedent për të njëjtin krim.

Përndoqi 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 17-vjeçare, arrestohet menjëherë pas kallëzimit të së miturës, 47-vjeçari. I arrestuari, me precedent për të njëjtin krim. Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas, prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.