Categories: BotaLajmePolitikë

Përparim Avdili, shqiptari i parë që kandidon në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës

Përparim Avdili është shqiptari i parë që kandidon në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës nën siglën e FDP-së.

Avdili prej vitit 2018 është përfaqësues në parlamentin e Zyrihut dhe në rast fitoreje do të shkruajë historinë si shqiptari i parë i zgjedhur me votë në Parlamentin nacional të Zvicrës.

Për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH ai tregoi mbështetjen që ka marrë nga shqiptarët, edhe pse pjesëmarrja është e vogël për shkak të dokumentacionit.

Komuniteti i madh, besoj 300–400 mijë shqiptarë, por e drejta e votës i takon atyre me pasaportë. Ku u zgjodha në kuvendin e Zyriut isha i pari shqiptar dhe u përfol në mediat zviceriane. Normalisht është përgjegjësi të përfaqësosh komunitetin kombëtar për të cilin jam angazhuar.

Mbështetje e madhe prej shqiptarëve, sepse edhe ata duan ta bëjnë këtë moment historik, pra të zgjidhet përfaqësues shqiptar. Problem është pjesëmarrja e ulët, por po mundohemi që të sensibilizojmë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës.”

Avdili konsideron ekonominë dhe integrimin çështje që mund të trajtohen me prioritet dhe kjo është arsyeja përse ai ka vendosur të kandidojë.

Ne jemi parti liberale. FDP është e djathtë. Njihemi si parti ekonomistësh që angazhohet për një ekonomi të fortë, për një standard të lartë të jetës, pa marrë parasysh nga vjen. Unë jam vetë ndërmarrës, ndaj e kam pikë referuese. Një tjetër çështje është ajo e integrimit të Zvicrës, pasi e ka të ndërlikuar marrjen e shtetësisë, sidomos për personat që janë rritur në këtë vend. Po punoj për këtë.”

Sipas Avdilit, Zvicra mirëpret angazhime në politikë edhe nga vendasit e tjerë. 

Ka pasur probleme, por unë jam rritur në  Zvicër dhe e shoh si vendin tim dhe po mundohen të përcjell mesazhin që ta shohin dhe ata si të tillë dhe të angazhohen në drejtime të ndryshme në këtë vend, pasi edhe vendasit e vjetër po shohin që të ardhurin angazhohen për vendin e tyre. Ne kërkojmë të trajtohemi të barabartë dhe këtë e bëjmë më mirë nëse angazhohemi edhe në politikë.

Ai vlerësoi zhvillimin e Shqipërisë ndërsa nga ana politike mendoi se ka ende punë për të mirën e vendit.

Ka një zhvillim pozitiv, sidomos turizmi, por ka edhe probleme si ajo e statutit politik, pra udhëheqja nga një parti. Mendoj se nuk është mirë për zhvillimin e vendit.

Zgjedhjet në Zvicër do të mbahen me 22 tetor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

45 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

53 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

58 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

1 hour ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

1 hour ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

1 hour ago

This website uses cookies.