Categories: BotaLajmePolitikë

Përpjekje diplomatike për të parandaluar përhapjen e krizës në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet diplomatike në përgjigje të krizës që shpërtheu pas sulmit të Hamasit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje intensive për të siguruar lirimin e pengjeve që ka marrë Hamasi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Sekretari Blinken po kryen bisedime në rajon me qëllim parandalimin e zgjerimit të konfliktit me vende të tjera.

Presidenti Joe Biden e quajti krizën humanitare në Gaza një përparësi ndërsa mbajti një fjalim mbi ekonominë në Filadelfia.

“Ne nuk mund të harrojmë faktin se shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kishte të bënte me sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe si rezultat edhe ata po vuajnë ”, tha Presidenti Biden.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të premten se kushtet në Gaza janë përkeqësuar tej mase.

“Të zhvendosësh më shumë se 1 milion njerëz nëpër një zonë lufte me popullsi të dendur në një vend pa ushqim, ujë apo strehim, kur i gjithë territori është nën rrethim, është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe, në disa raste, thjesht e pamundur”, tha shefi i OKB-së, Guterres.

Të premten në Izrael, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin demonstroi solidaritetin amerikan me Izraelin pas sulmeve brutale të javës së kaluar nga militantët e Hamasit që e shtynë Izraelin t’i shpallte luftë organizatës që Uashingtoni e cilëson si terroriste. Rreth 3,100 njerëz kanë vdekur në Izrael dhe Gaza.

“Terroristët si Hamasi vënë me qëllim në shënjestër civilët, por demokracitë nuk e bëjnë këtë. Kjo kohë kërkon vendosmëri, jo hakmarrje dhe panik. Tani është koha për siguri dhe për të mos u dorëzuar”, tha Sekretari Austin.

Pas vizitës së tij në Izrael të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Mbretin e Jordanisë Abdullah dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Aman të premten, përpara se të shkonte në Katar. Ai u pyet nëse ishte i shqetësuar që Izraeli po hakmerrej kundër Hamasit në përmasat e tanishme emocionale, diçka për të cilën më vonë mund të pendohej.

“Ajo që Izraeli po bën nuk është hakmarrje. Izraeli po mbron jetët e popullit të tij dhe po merr masa të sigurohet që kjo të mos ndodhë më”, tha sekretari Blinken.

Zoti Blinken tha se SHBA po punon me organizatat ndërkombëtare dhe partnerët në rajon për të krijuar ato që ai i quajti “zona të sigurta” për civilët palestinezë. VOA

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

18 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

18 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

18 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

18 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

18 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

19 hours ago

This website uses cookies.