Categories: BotaLajme

Përpjekjet për armëpushim, SHBA kundër operacionit izraelit në Rafah, paraqet draft-rezolutë në KS

Në një konferencë shtypi në Kajro, Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken tha se operacioni i madh ushtarak në Rafah i paralajmëruar nga Izraeli do të ishte i gabuar dhe Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, një operacion i madh ushtarak në Rafah do të ishte një gabim. Ne nuk e mbështesim dhe nuk është i nevojshëm për t’u hakmarrë ndaj Hamasit. Ne do të kemi një mundësi javën e ardhshme për të ndarë në detaje këtë pikëpamje me homologët tanë izraelitë dhe për të paraqitur pikëpamjet tona se si ta trajtojmë problemin ndryshe” , tha Blinken.

Ndërkohë Sekretari Blinken mbërriti në Tel Aviv, ndalesa e fundit e një turi në Lindjen e Mesme, pas takimeve të zhvilluara në Arabinë Saudite dhe Egjipt. Blinken do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe kabinetin e luftës për të biseduar për një armëpushim në luftën në Gaza. Sot Shtetet e Bashkuara, që vazhdimisht kanë bllokuar thirrjet për armëpushim në Gaza, do të dorëzojnë një projekt- rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili bën thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm”. Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë vendosur veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar rezolutat e propozuara që bënin thirrje për  armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…

4 minutes ago

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

5 minutes ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

7 minutes ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

21 minutes ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

16 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

16 hours ago

This website uses cookies.